KCF mbështet projekte që implementohen bashkërisht nga institutet e aftësimit profesional dhe sipërmarrjet partnere që angazhohen ose planifikojnë të angazhohen, në aktivitete të trajnimit bashkëpunues. Ato mund të marrin mbështetje për zhvillimin e programeve të reja ose zgjerimin dhe përmirësimin e ofertave ekzistuese. Grantet u shpërndahen konsorciumeve që kanë kaluar me sukses procesin e përzgjedhjes konkurruese që përbëhet nga dy hapa.
KCF siguron përkrahje financiare dhe shoqëruese për konsorciumin e përzgjedhur lidhur me:
- Infrastrukturën dhe pajisjet e seminarit për objektet e trajnimit brenda instituteve të aftësimit profesional
- Trajnimi i mësuesve të instituteve të aftësimit profesional, trainerëve në ndërmarrje dhe koordinatorëve të trajnimit bashkëpunues (në institutet e aftësimit profesional dhe ndërmarrjet) e nevojshme për zbatimin e programit të trajnimit të financuar
- Mbështetje këshilluese gjatë planifikimit dhe zbatimit të projektit.
Përfitimet që priten nga përfshirja e institucioneve pjesëmarrëse të aftësimit professional
- Rëndësia dhe cilësia e përmirësuar e programit të AAP-së
- Pajisje moderne dhe / ose teknologji për të mësuarin në punë
- Infrastruktura e brendshme e përmirësuar e rëndësishme për trajnimin profesional bashkëpunues
- Mësues të aftë të AAP-së, të trajnuar në përputhje me nevojat e biznesit
- Imazh më i mirë i AAP-së dhe vetë institucionit brenda komunitetit
- hkalla më e lartë e mundshme e regjistrimit të studentëve të interesuar
Përfitimet për sipërmarrjet pjesëmarrëse
- Rritja e disponueshmërisë së punëtorëve me aftësi që plotësojnë kërkesat e ndërmarrjeve
- Kursantët me përvojë në përdorimin e pajisjeve dhe teknologjisë së përdorur në ndërmarrje
- Ulja e kostove të proceseve të trajnimit
- Ulja e kostove të rekrutimit
- Potenciali për të planifikuar strategjinë e rritjes bazuar në parashikime reale mbi disponueshmërinë e fuqisë punëtore
- Parakushte të përmirësuara për pajtueshmëri me procedurat e brendshme të shëndetit dhe sigurisë në punë
- Pjesëmarrja demonstron përgjegjësi shoqërore të korporatave dhe i pozicionon ndërmarrjet si "qytetarë të mire
…Dhe të gjitha këto përfitime që çojnë në.….
- Përmirësimi i produktivitetit, konkurrencës dhe inovacionit të bizneseve.
Përfitimet për nxënësit/ kursantët
- Pjesëmarrja në një program trajnimi të modernizuar
- Përvetësimi i aftësive praktike dhe përkatëse
- Parakushtet e përmirësuara për punësim
- Mundësi të përmirësuara të të ardhurave në tregun e punës.