Kush jemi ne

Fondi i Sfidave për Kosovën (KCF) është një instrument financimi i krijuar për të rritur punësueshmërinë, veçanërisht të të rinjve. Ai rrit konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve në Kosovë duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë për projekte bashkëpunuese të përzgjedhura ose të trajnimit dual të zbatuara përmes partneriteteve ndërmjet instituteve të aftësimit profesional dhe sipërmarrjeve. Grantet alokohen përmes një sfide konkurruese kombëtare.

Ekonomia e Kosovës udhëhiqet nga ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), të cilat ofrojnë 99% të punësimit në vend. Në Kosovë rreth 50% e nxënësve në shkollat e mesme të larta ndjekin një nga 67 shkollat publike të AAP-së, por ndërmarrjet e kanë të vështirë të rekrutojnë të rinj të kualifikuar. AAP-ja ka potencialin për të kapërcyer hendekun midis ofertës dhe kërkesës për punë, duke zhvilluar te nxënësit aftësi teknike dhe të transferueshme që u nevojiten për t’u punësuar dhe qenë produktivë.

KCF synon të rrisë cilësinë e përgjithshme të AAP-së dhe ta harmonizojë atë me nevojat e tregut të punës, dhe të forcojë zhvillimin ekonomik të orientuar drejt punësimit në Kosovë në përputhje me Procesin e Stabilizim Asociimit të BE-së.

Fondi është financuar nga Ministria Gjermane për Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Bashkëpunim e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), e deleguar në Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe zbatohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

Që nga themelimi në 1948, KfW (Banka Gjermane e Zhvillimit) i ka qëndruar besnike misionit të saj për të mbështetur ndryshimin dhe për të inkurajuar idetë vizionare – në Gjermani, Europë dhe në të gjithë botën. Projektet dhe programet e promovuara nga Banka për Zhvillim (KfW) propozohen nga qeveritë e vendeve partnere, në mënyrë që strategjitë dhe strukturat e zhvillimit të vendit përkatës të formojnë bazën e bashkëpunimit.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) është përgjegjëse për zbatimin e projektit, e cila mbështetet profesionalisht nga profesionalisht nga Njësia e Menaxhimit të Fondit (FMU).