Kush mund të aplikoj?

Formimi i konsorciumeve

Programi i mbështetjes së grantit KCF ka për qëllim të forcojë trajnimin bashkëpunues dhe në këtë mënyrë të rrisë cilësinë dhe rëndësinë e punësimit të masave të trajnimit profesional. Për këtë qëllim, KCF mbështet krijimin e konsorciumeve ndërmjet instituteve të trajnimit profesional dhe sipërmarrjeve për implementimin e programeve të trajnimit bashkëpunues përmes Memorandumit të Mirëkuptimit. Për t’u pranuar, partnerët e projektit duhet të jenë të përgatitur të përfshihen në aktivitete të përbashkëta trajnuese me qëllim kualifikimin e kursantëve duke u bazuar në kualifikimet dhe/ose standardet e punës që korrespondojnë me kërkesën e tregut të punës.

Konsorciumet duhet të formohen nga institutet e aftësimit profesional publik ose privat (përfshirë ato jofitimprurëse) që ofrojnë programe të aftësimit profesional të njohur nga shteti (“të akredituar”) që sjellin  në kualifikime të njohura zyrtarisht dhe që janë në përputhje me rregulloret e autoriteteve kombëtare të kualifikimit, si dhe sipërmarrjet  bashkëpunuese (përfshirë NVM-të). 

Përfituesit e mbështetjes financiare RCF janë VTI-të si partnerë kryesorë të një konsorciumi të trajnimit bashkëpunues. Sipërmarrjet partnere nuk mund marrin mbështetje të drejtpërdrejtë financiare si pjesë e financimit të KCF.

Pritet që Konsorciumi i AAP-së të bashkëfinancojë projektet e trajnimit bashkëpunues duke dhënë një kontribut të përputhshëm prej të paktën 10% të fondeve totale të kërkuara. Kontributi mund të sigurohet financiarisht dhe/ose në natyrë për mbulimin e kostos operacionale dhe/ose kostos së investimit nga institutet e aftësimit profesional dhe/ose sipërmarrjeve ose së bashku.

KCF është e hapur për të gjitha organizatat dhe institucionet e përfshira në trajnimin teknik dhe profesional që lëshojnë një certifikatë për kurset e tyre të trajnimit dhe/ose njihen në Kosovë. Duke pasur parasysh faktin se një nga qëllimet kryesore të KCF-së është adresimi i aspektit praktik të arsimit profesional, dhe si rrjedhoj rritja e rëndësisë së trajnimit profesional për ndërmarrjet, qëllimi kryesor i programit janë institucionet e aftësimit/ formimit profesional që janë të angazhuar ose të gatshëm të merren me aktivitete të trajnimit bashkëpunues (ju lutemi referojuni Udhëzuesit të Trajnimit Bashkëpunues të KCF-së për një përmbledhje të hollësishme të konceptit të trajnimit bashkëpunues).

  1. Institucionet e aftësimit profesional janë të licencuara nga autoritetet përkatëse/ institucionet private të aftësimit profesional janë të akredituara
  2. Projekti i trajnimit bashkëpunues shpie në një kualifikim zyrtar në përputhje me kërkesat ligjore kombëtare, etj.
  3. Projekti i planifikuar i AAP-së përqendrohet në nevojën për trajnim nga sektorët prioritarë të identifikuar në politikat, kornizat kombëtare, etj.
  4. Institucionet e aftësimit profesional mbështeten nga autoritetet përkatëse në mënyrë që të sigurojnë qëndrueshmërinë e projektit në periudhën e ardhshme.

Sipërmarrjet që i bashkohen konsorciumeve të trajnimit bashkëpunues të financuara nga KCF duhet të kenë identifikuar investimet dhe angazhimin aktiv për ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e stafit si një nga qëllimet e tyre strategjike. Sipërmarrjet që kanë aplikuar mund të kenë fituar tashmë përvojë me iniciativa të trajnimit bashkëpunues ose që kanë vendosur të marrin pjesë në to, janë të përkushtuar për të mbështetur implementimin e trajnimit bashkëpunues ose janë të gatshme të integrojnë elemente të arsimit praktik në proceset e tyre të punës. Këto aspekte luajnë një rol qendror në vlerësimin e propozimeve të projekteve të depozituara nga konsorciumet. Në vazhdim, nga sipërmarrjet pjesëmarrëse kërkohet që:

  1. Caktimi i një koordinatori të trajnimit bashkëpunues i cili do të jetë përgjegjës për planifikimin dhe koordinimin e programeve të trajnimit
  2. Sigurimi i kapaciteteve të mjaftueshme për të mësuar në vendin e punës për të gjithë nxënësit nën projektin e trajnimit bashkëpunues
  3. Konfirmim të gatishmërisë për të punësuar të diplomuar në programin e trajnimit bashkëpunues
  4. Paraqitjen e Pasqyrave Financiare të 2 viteve të fundit gjatë procesit të aplikimit
  5. Rezultat financiar pozitiv të vitit paraprak të paraqitjes së Shprehjes së Interesit

Përveç angazhimit të sipërmarrjeve dhe shkollave të instituteve të aftësimit profesional dhe rikonfirmimit të rregullt të nevojave për trajnim, cilësia dhe efektiviteti i programeve të trajnimit bashkëpunues varet nga disponueshmëria e ambienteve të përshtatshme të trajnimit në Institutet e Aftësimit Profesional. Punëtori të përshtatshme trajnimi, disponueshmëria e pajisjeve dhe makinerive përkatëse dhe përdorimi i rregullt i këtyre lehtësirave nga mësimdhënësit dhe kursantët në shkolla sigurojnë që aftësitë e fituara gjatë mësimit praktik brenda sipërmarrjes të kontribuojnë në objektivat e përgjithshme të të nxënit. Qëllimi i përgjithshëm i KCF është të mundësojë investime të tilla, në formë të prokurimeve të reja, ndërtim ose rinovim, dhe në këtë mënyrë të forcojë aspektet praktike të kurseve të trajnimit. Rrjedhimisht, vlera e shtuar e kursantëve për sipërmarrjet partnere do të rrisë dhe përmirësojë aftësinë e tyre për punësim në tregun lokal të punës. Megjithëse nuk është një parakusht, projekt -propozimet të cilat parashikojnë futjen e teknologjive të reja inkurajohen fuqimisht nga KCF. Për më tepër, aplikacioni i projektit duhet të jetë në përputhje me kriteret e mëposhtme:

  1. Aplikacioni duhet të dorëzohet në kohë, dmth. brenda afatit të fundit të dorëzimit;
  2. Partneriteti i trajnimit bashkëpunues (konsorciumet e AAP-së) do të përbëhet nga një Institut i Aftësimit Profesional si partneri kryesor dhe të paktën dy sipërmarrje bashkëpunuese;
  3. Vlera e kërkuar e financimit duhet të jetë ndërmjet 100,000 dhe 600,000 Euro
  4. Partnerët e projektit mund të përfaqësohen vetëm në një propozim për thirrje;
  5. Propozimi i projektit nuk mund të përjashtojë asnjë grup të pakicave etnike nga trajnimi i ofruar;
  6. Aplikantët në projekt angazhohen të respektojnë standardet ndërkombëtare mjedisore, sociale, shëndetësore, të sigurisë dhe punës gjatë realizimit të projekteve të tyre
  7. Gjithashtu, programet e trajnimit mund të kryhen në një formë të qëndrueshme pas përfundimit të projektit
  1. Çdo aktivitet i përfshirë në Listën Përjashtuese dhe Udhëzimet Sektoriale të Grupit KfW
  2. Financimi i kostove të operacioneve dhe mirëmbajtjes (O&M)
  3. Financimi i investimeve fizike (infrastruktura, pajisjet) që do të shfrytëzohen nga sipërmarrjet