Si të aplikoni
Konsorciumet e pranueshme të Instituteve të Trajnimit Profesional dhe Sipërmarrjeve të interesuara në financimin e investimeve në pajisje dhe infrastrukturë për ofruesit e AAP-së që angazhohen ose planifikojnë të përfshihen në trajnim bashkëpunues janë të ftuar të ndjekin orarin e Thirrjeve të Hapura për Shprehje të Interesit.
- Kontrolloni datën nëpërmjet linkut më poshtë për Thirrjen e Hapur për Shprehje të Interesit dhe afatin e fundit për dorëzim.
u lutemi vini re se aplikacionet e dërguara para afatit kohor të caktuar në procedurën për Thirrje të Hapura dhe pas afatit kohor nuk do të merren parasysh.
Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes
Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes zbatohet me anë të një procesi me dy faza.
Në fazën e parë, çdo konsorcium i interesuar dhe i pranueshëm shpreh interesin duke paraqitur një Shprehje Interesi. Gjatë procesit të vlerësimit të Shprehjes së Interesit, verifikohet pranueshmëria formale (nëse aplikacioni është pranuar brenda afatit, nëse informacioni i dhënë është i saktë, partnerët e konsorciumit përfaqësohen vetëm një herë për Thirrje dhe nëse nuk kanë marrë fonde më shumë se një herë në Thirrjet e mëparshme, etj.). Propozimet vlerësohen më pas nga ekspertët e përzgjedhjes bazuar në Kriteret paraprake të pranimit.
Nëse një Shprehje Interesi pranohet, aplikanti ftohet të aplikojë për një grant dhe të paraqesë një projekt-propozim gjithëpërfshirës brenda 60 ditëve nga dita e marrjes së njoftimit se Shprehja e tyre e Interesit është pranuar.
Propozimi i projektit së pari analizohet dhe kontrollohet kundrejt kritereve zyrtare (nëse aplikacioni është i plotë, të gjitha dokumentet e kërkuara janë dorëzuar, etj.). Në fazën e dytë të procesit të vlerësimit, tre ekspertët e përzgjedhjes nga grupi ndërkombëtar i ekspertëve të AAP-së do të vlerësojnë individualisht dhe në mënyrë të pavarur propozimet e projektit bazuar në kriteret e përzgjedhjes në lidhje me konceptin, ambicien dhe realizueshmërinë (fizibilitetin) e projekt propozimit.
Pas miratimit të një propozimi, negociohet dhe konkludohet një marrëveshje financimi ndërmjet KCF dhe konsorciumit të parazgjedhur të AAP-së, të udhëhequr nga VTI-të si përfituesit kryesorë.
Procesi i përgjithshëm i aplikimit dhe përzgjedhjes së grantit përbëhet nga elementët e mëposhtëm
Pranimi I Shprehjes së Interesit
Vlerësimi i Shprehjes së paraqitur të Interesit: kontrolli i pranueshmërisë
Dorëzimi i propozim projektit pas miratimit të Shprehjes së Interesit
Vlerësimi i promozim projekteve të paraqitura
Negocimi i marrëveshjes së financimit
Ri-dorëzimi i aplikacioneve të pasuksesshme është i mundur me kufizime të caktuara. Konsorciumi përkatës ka të drejtë të ri-dorëzojë një propozim të ndryshuar (Përpjekja e dytë) në thirrjen e ardhshme të KCF-së ose brenda afatit të caktuar. Përpjekjet e treta[VS1] për të paraqitur një version të ndryshuar të propozimit fillestar nuk do të merren parasysh.
Paketa e aplikimit
Modelet e dokumentit të paketës së aplikimit të KCF-së mund të shkarkohen këtu
- Shprehja e Interesit
- Memorandumi i Mirëkuptimit
- Udhëzimet e KCF-së për menaxhimin mjedisor dhe social
- Udhëzimet e KCF-së për standardet e punës, shëndetit dhe sigurisë
- Lista Përjashtuese dhe Udhëzimet Sektoriale të Grupit KfW
- Letra e Mbështetjes
- Udhëzimet e KCF-së për në planifikimin e projektit
- Formulari i buxhetit të projektit KCF